Klopp: Ne e kemi mposhtur skuadrën më të mirë të Ligës së Kampionëve
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Portos.
Gjermani ka thënë se ndihet me fat që gjendet në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë, duke pohuar se ka mposhtur më të fortën në këtë garë, Manchester Cityn.
“Ndoshta ekipi më i fortë në Evropë për momentin është Manchester City”, shpjegoi ai.
“Ne kemi luajtur ato dy herë dhe ky është niveli më i lartë. PSG është pak më ndryshe, por nuk i shikoj ata, unë e di vetëm se nëse i takojmë, mund t’i mposhtim.”
“Kështu është, por nuk është e rëndësishme. Ne jemi këtu në Porto dhe kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi.”
“Zakonisht 16 e fundit nuk tingëllon shumë mirë në shumë gara, por në Ligën e Kampionëve, tashmë është një mesazh i madh.”
“Ekzistojnë kaq shumë skuadra të mira të futbollit që duan të jenë në garë dhe ne jemi në të, kështu që është e mirë.”
“Tani duhet të tregojmë se jo vetëm që duam të jemi pjesë e konkurrencës, por jemi mjaft ambicioz.” /IndeksOnline/