13:59 / E Shtunë, 22 Shtator 2018 / indeksADMonline

Klopp pritet të bëjë dy ndryshime në formacion kundër Southampton

Liverpool përballet me ekipin e Southampton në “Anfield” sot. Një fitore do të thoshte konfirmimi i formës së mrekullueshme të “The Reds”, transmeton Indeksonline.

Në mes javë ekipi i Klopp fitoj kundër PSG në kuadër të Champions League duke e nisur mbarë në këtë kompeticion. Kundër francezëve, Liverpool filloj ndeshjen me Firminhon në bankën rezervë ku në vend të tij startoj Sturridge.

Ndërsa në ndeshjen me Southampton, Klopp pritet të startoj me katër sulmues dhe duke lënë Milner dhe Wijnaldum në bankën rezervë.

Në vend të Milner pritet të startojë Naby Keita, ku për partner do ta ketë Jordan Hendersonin. Në sulm do të jenë treshja e zakonshme Mane Firminho dhe Salah, ku këtyre do të ju bashkëngjitet Sturridge.

Kurse Shaqiri pritet të startoj nga banka rezervë edhe në këtë ndeshje.

Fromacioni i mundshëm i Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Henderson, Keita; Salah, Firmino, Mane; Sturridge./Indeksonline/

Temat: