22:37 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Klopp: Qe pse e transferova Shaqirin

Jurgen Klopp ka treguar arsyet se pse e ka transferuar Xherdan Shaqirin.

Trajneri gjerman ka thënë se e ka admiruar gjithmonë stilin e lojës së Shaqës dhe se i ka të gjitha për tu komponuar në sistemin e tij të lojës.

“I ka të gjitha. Ka shpejtësi, aftësi, goditje, kontrollë të topit, arrogancë në lojë në kuptim pozitiv. Shaqa është një trim dhe do të na ndihmojë neve shumë. Gjithmonë më ka pëlqyer” ka thënë Klopp./Indeksonline/