20:20 / E Diele, 23 Shtator 2018

Klopp qetëson tifozët e Liverpoolit

Njëri nga futbollistët më të rëndësishëm të Liverpoolit, Virgil Van Dijk pësoi një lëndim në fitoren 3-0 kundër Southamptonit.

Holandezi u detyrua të largohet nga loja pas lëndimit në brinjë që i shkaktuan dhimbje, shkruan indeksonline.

Por sipas trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk ka vend për shqetësime.

“Ai tashmë kishte një plagë në brinjë para ndeshjes me PSG, gjë që është shumë e pakëndshme dhe sot ai mori një tjetër goditje atje,” tha Klopp.

“Nuk është e ftohtë, por nuk duhet të jetë shumë serioze. Duhet të jetë absolutisht e mirë, me shpresë. Unë nuk dëgjova asgjë të dyshimtë”, shtoi gjermani.

Në ndeshjen e radhës, Liverpooli është mysafir i Chelseas. /IndeksOnline/