20:48 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Klopp se kuptoi frikën e serbëve ndaj shqiptarit, e pëson keq në Beograd

Liverpooli është mposhtur në Beograd nga Zvezda me rezultat 2-0 në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Klopp në këtë ndeshje u paraqit pa “ferrin” e serbëve, Xherdan Shaqiri i cili nuk u ftua në këtë udhëtim.

Zvezda kaloi në epërsi në minutën e 22-të me golin e Milan Pavkov, shkruan Indeksonline.

24 vjeçari shënoi edhe golin e dytë për serbët vetëm shtatë minuta më vonë.

Në pjesën e dytë edhe pse u munduan, anglezët nuk arritën të lenë shenjë nga kjo ndeshje.

Liverpool vazhdon të jetë në pozitën e parë të paktën edhe dy orë me gjashtë pikë, një më shumë se Napoli dhe dy më shumë se PSG dhe Zvezda.

Renditja mund të ndryshoj varësisht nga rezultati i ndeshjes Napoli – PSG. /IndeksOnline/