16:15 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Klopp s’ia ka frikën kamerave, nxjerr “argjend” nga hunda

Liverpooli fitoi bindshëm derbin “Merseyside” kundër Evertonit me rezultat 5-2.

Trajneri i “të kuqve”, Jurgen Klopp pas ndeshjes u paraqit në konferencë për shtyp.

Ai pati lëvdata të mëdha për paraqitjen e sulmuesit Divock Origi, ndërsa foli mirë edhe për Xherdan Shaqirin, i cili realizoi gol në ndeshjen e tij të parë në Premier Ligë si startues sivjet, shkruan Indeksonline.

Gjatë kësaj konference ndodhi një moment komik, kur Klopp instiktivisht futi gishtin në hundë për të larguar pak sekret.

/Indeksonline/