Klopp tregon a luan Van Dijk kundër Evertonit
Jurgen Klopp ka folur për ndeshjen kundër Evertonit, e vlefshme për FA Kupë.
Klopp thotë se do të luaj me formacionin më të fortë, përkundër ndeshjeve të njëpasnjëshme, transmeton IndeksOnline.
“Do të luaj me formacionin më të mirë. Karius pritet të jetë startues, për të tjerët do të shohim”, ka thënë Klopp
Gjermani gjithashtu tregon se a do të luaj transferimi më i ri, Virgil van Dijk.
“Virgil është në gjendje të mirë, poashtu edhe shëndetësore. Por, vendimin se a do të luaj ai do ta marrim së shpejti”, shtoi gjermani.
Ndeshja mes Liverpoolit dhe Evertonit zhvillohet të premten (nesër) nga ora 20 e 55./IndeksOnline/