16:18 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Klopp tregon se është “baba”, ua shuan ëndrrën barcelonistëve

Jurgen Klopp po tregon se është trajneri më me ndikim aktualisht në futboll. Menaxheri i Liverpoolit ka folur sot edhe një herë për largimin e mundshëm të Coutinhos.

Klopp ka pohuar se ka megaofertë në drejtim të yllit brazilian, por ka thënë se ai është trajner dhe se nuk do t’i lejoi gabimet që dikur i bënte kjo skuadër me shitjen e yjeve.

“Unë nuk isha menaxher kur u shit Luis Suarez. Unë nuk isha menaxher kur u shit Raheem Sterling. Por, tani jam unë këtu për të mos lejuar largimin e Coutinhos. Ne po ndërtojmë një skuadër për të ardhmen, kemi nevojë për yje, dhe jo për ikjen e tyre” ka thënë Klopp./Indeksonline/