09:40 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Klubi anglez përkujton Besian Idrizajn: “Nuk të harrojmë kurrë, pusho në paqe”

Sëansea ka përkujtuar ish lojtarin e tyre, Besian Idrizaj, i cili kishte ndërruar jetë nëntë vite më parë.

Lojtari i Sëansea dhe njëri nga talentët më të mëdhenj të futbollit në Austri, Besian Idrizaj, kishte ndërruar jetë në moshë 22-vjeçare në shtëpinë e prindërve të tij në Linz.

Sulmuesi, i cili iu bashkua Sëanseas në gusht të vitit 2009, më herët kaloi tre vite te Liverpooli. Ai ka qenë i huazuar te Luton dhe Crystal Palace, para se të transferohej në Gjermani dhe Austri.

Idrizaj kishte vdekur si pasojë e një sulmi në zemër.

“Nëntë vite që kur humbëm Besian Idrizaj. Ne nuk do të harrojmë Besian. Pusho në paqe” ka shkruar klubi anglez nëllogarinë e tyre zyrtarenë Facebook. /IndeksOnline.