17:33 / E Premte, 21 Korrik 2023 / Gj. Sh

Klubi arab ofron miliona euro për Martinezin, kjo ësthë përgjigjja e Interit

Shtypi argjentinas shkruan se një klub saudit, emri i të cilit nuk zbulohet, i ka bërë një propozim të çmendur kapitenit të ri të Interit, Lautaro Martinez.

Ofertë 4-vjeçare me pagë 60 milionë euro në sezon! Propozim tundues për kampionin e botës, por Interi nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e tij.

Shtypi italian shkruan se drejtuesit e nënkampionëve të Europës, kanë siguruar Simone Inzaghin se Lautaro nuk do të shitet.

Lajm që qetëson trajnerin, i cili gjatë kësaj merkatoje ka humbur emra si Onana, Brozovic, Skriniar, Lukaku dhe Dzeko.

Lautaro është pjesë e Interit prej verës së vitit 2018. 25-vjeçari nuk ka reaguar në lidhje me ofertën e majme nga Arabia, por Interi e cilëson të pashitshëm.