21:18 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Klubi futbollistik amater e shpall lojtarin të vdekur gabimisht

Klubi amater nga Irlanda, Ballybrack FC të enjten gabimisht lajmëroi se lojtari i tyre, Fernando Nuno La Fuente ka vdekur në një aksident trafiku.

Ndeshja e radhës e skuadrës ishte pezulluar për të nderuar lojtarin, transmeton IndeksOnline.

Lojtarët e skuadrës tjera mbajtën një minut heshtje dhe bartnin në krahror një shirit të zi për të nderuar La Fuente.

E gjitha kjo ishte një gabim pas që lojtari nuk kishte vdekur, por ishte kthyer në vendlindjen e tij në Spanjë.

Pas këtij gabimi trashanik, klubi irlandez kërkoi falje publikisht për këtë ngatërresë./Indeksonline/