22:34 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Klubi i ligës së dytë angleze kërkon futbollistin më të shtrenjtë të Milanit

Andre Silva i kushtoi Milanit plotë 40 milionë euro për transferimin e tij nga Porto, shkruan indeksonline.

Mirëpo talenti portugez nuk po gjen vend në formacion, pasi Gatuzo por edhe Montella më herët, preferonin Kalinic dhe Cutrone para tij.

Sipas mediave angleze, skuadra nga Championship, e cila po lufton për ty ngjitur në Premierligë, Wolverhampton ka bërë një ofertë për klubin e Milanit.

Mediat angleze raportojnë se skuadra në fjalë ka ofruar rreth 38 milionë për shërbimet e Silvas.

Megjithatë, klubi italian ka bërë të ditur se asnjë lojtar i ardhur në verë nuk do të largohet në janar. /IndeksOnline/

Temat: