75 Mall Live Search
17:33 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Klubi i Superligës ende pa kryesi: Sporti në Kosovë i varur nga politika, nuk priten ditë të mira as për… (Foto)

Klubi i Vala Superligës së Kosovës, Drenica është ende pa menaxhment.

Përmes rrjeteve sociale, klubi i Drenicës njofton se ende nuk ka asgjë të re sa i përket kryesisë, shkruan IndeksOnline.

“Asnjë lajm i ri rreth kryesisë së re të Drenicës. Kanë kaluar shumë ditë që nga dorëheqja e kryesisë së Drenicës dhe klubi është ende pa menaxhment dhe kryesi të re”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Ata frikësohen po ashtu edhe me situatën politike në sportin e Kosovës.

“Përderisa sporti në Kosovë të jetë i varur direkt nga politika, nuk priten ditë të mira as në Drenicë dhe as në klubet tjera”.

Drenica e mbylli sezonin vjeshtor në pozitën e gjashtë me 28 pikë./IndeksOnline/