16:15 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Klubi i zhytjes “Trepça” nisë kërkimet në Lepenc  (Foto)

Klubi i zhytjes “Trepça”, nga Mitrovica kanë nisur kërkimet nga vendi ku dyshohet se kishin rënë dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës, raporton Indeksonline.

Armend Trena e Malsor Dashi po kërkohen nga zhytësit  në lumin e Lepencit, ku si pasojë e një aksidenti dyshohet të kenë rënë aty.

Klubi “Trepça” njihen si zhytësit më profesionist në trojet shqiptare, për shkak se kërkimet e tyre në ujë shumë herë kanë rezultuar me sukses.

Ndryshe, kërkimet nga të gjitha njësitet kompetente kanë nisur që nga mbrëmja e së shtunës, kur edhe u aksidentuan dy zyrtarët policorë./Indeksonline/