11:11 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Klubi nga Premierliga rrit ofertën për Felipe Anderson (Foto)

Skuadra e West Hamit e do me çdo kusht futbollistin e Lazios, Felipe Anderson.

Klubi nga Premierliga tani ka bërë një ofertë të re që kam vlerën e 35 milionë funtave, shkruan IndeksOnline.

Në anën tjetër, klubi italian ka kërkuar një shifër deri në 45 milionë funta.

Anderson, te Lazio u transferua në vitin 2013 nga Santos. Ai deri tani ka bërë afro 140 paraqitje dhe ka shënuar 26 gola.

25-vjeçari po kërkohet edhe nga klubet tjera mesatare, si Everton dhe Wolves./IndeksOnline/