09:36 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Klubi shqiptar sot nis aventurën në Superligën e Malit të Zi, ndeshja e parë kundër kampionit aktual

Klubi shqiptar, KF Deçiq nga qyteti i Tuzit, sot fillon aventurën në Superligën e Malit të Zi.

Ekipi i Tuzit pasi u shpall kampion në Ligën e Parë, arriti të promovohet në Superligën malazeze, transmeton Indeksonline.

Sonte nga ora 20:00 ata do të përballen kundër kampionit të Malit të Zi, Buducnost.

Deçiqi ka arritur që ta përforcoj ekipin me transferime gjatë afatit kalimtar dhe pritet të ju shkaktoj probleme ekipeve në Superligën e Malit të Zi./Indeksonline/