16:37 / E Enjte, 09 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Klubi turk tërhiqet nga garat pasi portieri i tyre vdiq nga tërmeti shkatërrues

Shteti i Turqisë para disa ditësh është goditur nga një tërmet shkatërrues, ku deri më tani raportohet pë mbi 15.000 persona të vdekur.

Nga ky termet mbeti i vdekur edhe portieri i skuadrës Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyüp Türkaslan, i cili u gjet pa shenja jete nën rrënoja, shkruan IndeksOnline.

Së fundmi skuadra e Ligës së Dytë turke, Yeni Malatyaspor ka vendosur të tërhiqet nga kampionati.

Ky vendim është marrë nga presidenti i klubit turk, Ahmet Yamanva, i cili deklaroi se skuadra e tij nuk do të merr pjesë në fazen e dytë të sezonit./IndeksOnline/