18:36 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Koci-liderëve: Deri në 2020-tën s’ka liberalizim, na keni marrë në qafë!

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas deklaratës së raportuesit për Kosovën në Parlamentin Evropian Igor Soltes, i cili tha se Kosova humbi mundësinë për liberalizim të vizave.

Ai në një postim në Facebook, i ka quajtur “fajtorët” për këtë gjendje, primitivë dhe analfabetë.

Sipas tij, Kosova është bërë vend i padurueshëm për të jetuar në të.

Ja postimi i Kocit:

Na keni marrë në qafë!

“Kosova e humbi trenin për viza, 2019 – ta më e ndërlikuar” – po thotë Igor Soltes, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Po i bjen që së paku deri në 2020, nuk ka liberalizim të vizave për neve.

Nuk na duhet asnjë premtim apo arsyetim. Nuk ju besojmë asgjë!

Analfabet dhe primitiv jeni!

Thjesht, për këto arsye dhe jo vetëm, Kosova është bërë vend i padurueshëm për jetesë!/Indeksonline/