14:01 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Koemani e kërkoi Lukakun për sulmin e Barcelonës

Ronald Koemani e ka kërkuar Romero Lukakun për sulmin e Barcelonës. Por, kërkesa e tij nuk ka marrë përgjigje pozitive nga bordi i skuadrës.

Çmimi i lartë i tij dhe dyshimet në cilësinë e sulmuesit kanë bërë që bordi të bindë Koemanin të heqë dorë nga belgu.

Lukaku ka qenë kërkesa e parë për të zëvëndësuar Luis Suarezin që pritet të largohet nga katalonasit.

Koemani kishte punuar me Lukakun tek Evertoni dhe ka simpati të veçantë për sulmuesin e Interit.

Vlera e lojtarit vlerësohet rreth 80 milionë euro, shumë të cilën Barcelona nuk është e gatshme ta paguajë./Indeksonline/