13:58 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Koke nuk ia del për derbin ndaj Realit, Arias favorit ndaj Juanfran

Stërvitja e fundit e Athletico Madrid para derbit të së shtunës kundër Realit, duket sikur largon disa dyshime.

Nga njëra anë, Koke nuk u trajnua me shokët e skuadrës, ndërsa nga ana tjetër Aria provoi veten si titullar në teori, duke u parë më favorit se sa Juanfran.

Megjithëse prezenca e tij nuk do të jetë plotësisht e qartë deri sa Simeone të publikojë listën përfundimtare, fakti që Koke nuk ka stërvitur sot, e bën pothuajse të pamundur aktivizimin e tij në derbin lokal.

Simeone nuk testoj njëmbëdhjetëshen që ai planfikon të radhisë në fushë, megjithatë për një çast ai punoi me katër mbrojtësit, Arias që shoqëronte Gimenez, Godin dhe Lucas. /IndeksOnline/