17:59 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Kololli i “magjishëm”, shënon dhe asiston në fitoren e Zurichut

Benjamin Kololli ka shënuar gol dhe ka asistuar në ndeshjen që Zurich e fitoi me rezultat 2-1.

Ylli kosovar barazoi rezultatin në minutën e 73-të dhe tre minuta më vonë asistoi për golin e fitores që e shënoi Odey.

Megjithatë në këtë ndeshje në minutën e 20-të u largua Hekuran Kryeziu i cili pësoi një lëndim. /IndeksOnline/