Kololli, Kryeziu e Domgjoii kërkojnë ta shkruajnë historinë në Leverkusen
FC Zurich do ta zhvillojë sonte ndeshjen më të rëndësishme të kësaj faze në Europa League.
Skuadra zvicerane është sonte mysafir i Bayer Leverkusenit në ”Bay Arena”.
Zurich është aktualisht lider, dhe në rast të fitores dhe nëse ndeshja tjetër mbetet baras, atëherë garanton kualifikimin, transmeton IndeksOnline.
Por, vlen të përmendet se Zurich nuk e ka fituar asnjëherë asnjë ndeshje në Gjermani.
Si pothuajse në çdo ndeshje, edhe sonte starton treshja shqiptare nga minuta e parë – Benjamin Kololli, Toni Domgjoni dhe Hekuran Kryeziu.
Përndryshe, Zurich është në vendin e parë në Grupin A, ndërsa Leverkuseni në vendin e dytë me tri pikë më pak./IndeksOnline/