23:23 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018

Shqiptarët e Zurich avansojnë tutje në Europa League

Zurich së bashku me Bayer Leverkusen kanë kaluar në fazën tjetër të Europa Leagues.

Skuadra zvicerane e kishte siguruar kualifikimin javë më parë, teksa sonte luajti një ndeshje prestigji kundër Ludogorets.

Zviceranët barazuan, 1-1 në një ndeshje, ku Benjamin Kololli asistoi në golin e vetëm të shënuar nga Stephen Odey, transmeton IndeksOnline.

Teksa, golin për Ludogorets e shënoi Jakub Swirczok. Në këtë ndeshje startuan edhe Toni Domgjoni dhe Mirlind Kryeziu, teksa Bledian Krasniqi u aktiviua në pjesën e dytë.

Kështu, Zurich kalon tutje nga vendi i dytë me 10 pikë të grumbulluara pas gjashtë ndeshjeve.

Ndërsa, Leverkuseni, që sonte ”demoloi” AEK-un, kualifikohet nga vendi i parë me 13 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/