21:49 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Asistimi sikur ”me dorë” i Kolollit kundër Ludogorets

Zurich ka kaluar në epërsi kundër Ludogorets Razgrad në kuadër të Europa League.

Në ndeshjen e vlefshme për Grupin A, zviceranët janë në avantazh ndaj Ludogoretsit.

Golin e epërsisë për mysafirët e shënoi Stephen Odey në minutën e 21-të të ndeshjes, transmeton IndeksOnline.

Ndërsa, asistimin për golin e Odey e ka bërë mbrojtësi i Përfaqësueses kosovare, Benjamin Kololli.

Përndryshe, Kololli është njëri prej futbollistëve më të mirë të Zurich dhe Kosovës, në përgjithësi.

Në fitoren e funditt ë Kosovës, Kololli shënoi gol kundër Azerbajxhanit për t’i kualifikuar tutje ”Dardanët”./IndeksOnline/