Kololli, Kryeziu e Domgjoni të pafuqishëm kundër Leverkusenit
FC Zurich e ka pësuar humbjen e parë në Europa League këtë sezon.
Skuadra zvicerane është mposhtur në Gjermani nga Bayer Leverkuseni.
Pas tri fitoreve radhazi, skuadra e Kryeziut, Kolollit e Domgjonit pësoi nga Leverkuseni me rezultat, 1-0, transmeton IndeksOnline.
Tre futbollistët shqiptar të lartëcekur startuan nga minuta e parë sonte në ”Bay Arena”.
Të tre nuk patën ndonjë paraqitje për t’u përmendur, por Hekuran Kryeziu, megjithatë, e kreu punën e tij në mesfushë.
Ndërsa, në stol nga minuta e parë e deri në fund ishte edhe qendërmbrojtësi më i ri i Kosovës, Mirlind Kryeziu.
Përndryshe, pavarsisht humbjes, Zurich, përkrah Leverkusenit e kanë siguruar kualifikimin nga Grupi A./IndeksOnline/