22:09 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Krerët e FFK-së në ndeshjen e Europa Leagues, Zurich – Leverkusen

Ndeshja e Grupit A e vlefshme për Evropa Ligë e zhvilluar sonte ndërmjet skuadrës Zurichut dhe Bayer Leverkusenit në Cyrih, kishte shikues të veçantë në tribunat e stadiumit, përkatësisht krerët e FFK-së, presidentin Agim Ademi, anëtarin e KE Flamur Bunjaku, sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihun dhe nd.trajnerin e Kombëtares A, Muharrem Sahiti.

Përderisa gjatë paraditës krerët e FFK-së e shfrytëzuan për takime të shumta me personalitete me rëndësi nga komuniteti i futbollit në Zvicër e me futbollistë shqiptarë si dhe me drejtues të klubeve, në mbrëmje ndoqën nga afër dy yjet e Kombëtares, trurin e saj Hekuran Kryeziun dhe Benjamin Kolollin si dhe një tjetër shqiptar Toni Domgjonin 20-vjeçar, i cili edhe shënoi gol për Cyrihun dhe shpresojmë t’i bashkohet radhëve të Kombëtares tonë.

Futbollistët shqiptarë gjithsesi patën një paraqitje të shkëlqyeshme. Kjo jep shpresa me gjasë se Kombëtarja A ka një të ardhme të ndritur./IndeksOnline/