21:41 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kololli, në mesin e 11 më të mirëve të javës në Zvicër

Benjamin Kololli ishte sërish protagonist i skuadrës së tij, Zurich në Superligën e Zvicrës në futboll.

Pasi shkëlqeu me Kosovën kundër Maltës në Ligën e Kombeve duke shënuar dy gola, Kololli vazhdoi me formën e tij impresive edhe në Zvicër.

Mbrojtësi kosovar shënoi edhe një tjetër gol për Zurich në kampionatin zviceran, transmeton IndeksOnline.

Anësori i majtë shënoi nga pika e bardhë në barazimin, 3-3 kundër Young Boys në fundjavë.

Dhe për këtë ai është shpërblyer, duke u përfshirë në 11-shen më të mirë të javës në elitën e futbollit të Zvicrës.

Përndryshe, Zurich i Kolollit është në vendin e tretë me 17 pikë, 11 pikë larg liderit, Young Boys./IndeksOnline/