23:55 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shënoi dy gola kundër Maltës, mungoi ndaj Ishujve Faroe – Kololli zbulon arsyen

Benjamin Kololli ishte heroi i Kosovës kundër Maltës me dy gola në fitoren, 3-1 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dhe të gjithë prisnim që mbrojtësi që aktivizohet te Zurich të udhëtonte drejt Torshavn për t’u përballur me Ishujt Faroe.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi – me mediat që spekuluan për një lëndim të mundshëm të tij, por disa edhe thonin se Benjamini kishte disa mosmarrëveshje me lojtarët tjerë të Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Por, tani, vetë Kololli e ka shpjeguar se pse ka munguar ndaj Ishujve Faroe, duke thënë se ”fajtor” për këtë ishte lëndimi.

Image result for kololli kosova

Përmes rrjetit social, Facebook, Kololli ka bërë të ditur se një lëndim që i është përsëritur në ndeshjet e kaluara, ia ka pamundësuar të paraqitet ndaj Ishujve Faroe.

Ky është arsyetimi i Kolollit:

Dua të sqaroj për gjithë opinionin e gjer për tifozet Dardan të gjithë Kosovart për mos udhtimit tim në ndeshjen mes Kosoves dhe Ishujve Fareoe ka qen për shkak të përseritjes se një lendimit qe kam vujtur ne 4 ndeshjet paraprake para ndeshjes me Malten dhe gjat ndeshjes me Malten me është përseritur lendimi kjo ka qen e gjithë arsyea e mos udhtimit tim dhe jo diqka tjeter për qka është folur, fatmirsisht nuk ka qen lendim serioz por me ka desht mi pas 10 dite pushime per shkak te kalendarit. Jam rikthyer shum shpejt pas egzaminimeve mjeksore do të rikthehem edhe për Kombetaren me i fort se kurr në ndeshjet e ardhshme! BK”./IndeksOnline/

Image may contain: 1 person, playing a sport, shoes and outdoor