13:15 / E Mërkurë, 11 Gusht 2021 / A. A

Kololli nënshkruan zyrtarisht me klubin japonez

Benjamin Kololli ka zgjedhur kontinentin e Azisë për të vazhduar karrierën në futboll.

Mesfushori kosovar sot nënshkroi zyrtarisht kontratë me Shimizu S-Pulse.

“Mund të them se nga sot jam zyrtarisht ‘portokalli’” ka shkruar Kololli në Instagram.

Ai ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare.

/Indeksonline/