09:43 / E Premte, 19 Mars 2021 / Blerim

Kololli: Nga lëndimi jam rikthyer 100 për qind, por do kohë për ta fituar ritmin

Benjamin Kololli gjatë vikendit të kaluar u rikthye në fushën e lojës pas një kohë tejet të gjatë.

Futbollisti kosovar në mes të dhjetorit kishte pësuar një lëndim në ndeshjen kundër Luganos, duke e lënë jashtë fushave për më shumë se 3 muaj, shkruan IndeksOnline

Gjatë këtij vikendi, lojtari i Kombëtares së Kosovës luajti 30 minuta dhe u shpreh shumë i lumtur për rikthimin në fushë dhe në ekipin e Zurichut.

“Ishte një kohë shumë e vështirë për mua. Jam i lumtur për rikthimin, por nuk jam gati 100 për qind, do të bëhem shumë shpejt. Unë do të bëjë gjithçka që të mundem për ekipin e Zurichut. Ne duam që të futemi në 2/3 vendeve të para”, ka thënë Kololli.

Edhe pse ishte i lënduar për një kohë të gjatë dhe me minutazh vetëm 30 minuta, Kololli është ftuar nga Bernard Challandesi për ndeshjet e Kosovës gjatë muajit mars (Lituani, Suedi dhe Spanjë).

“Nga lëndimi jam shëruar 100 për qind, por sigurisht që do kohë për ta rikthyer ritmin”, deklaroi lojtari kosovar./IndeksOnline/