75 Mall Live Search
18:00 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kolona të vazhdueshme në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë, ja sa orë presin udhëtarët!

Bashkë me afrimin e festave të fundvitit, në Kosovë shtohet edhe numri i mërgimtarëve.

Por problemi që u shfaq në fillim të rrugës së tyre për në Kosovë këtë fundjavë ishin pikërisht kolonat e gjata në pikat kufitare.

Është raportuar se për ditë të tëra kolonat ishin disa orëshe. Ndërsa sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tashmë gjendja është normalizuar.

“Sipas informacioneve që kemi pranuar nga kompetentët nëpër pikat kufitare, qarkullimi i njerëzve dhe mallrave nëpër të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës, po zhvillohet normalisht dhe pa pengesa. Për shkak të përqendrimit-fluksit më të madh në Merdare dhe Dheu i Bardhë, në hyrja ka pasur pritje më të gjata, mesatarisht prej 1 deri në 2 orë”, ka thënë Hoxha për Indeksonline.

Gjithashtu ai ka shtuar se Policia e Kosovës po punon me kapacitete të rritura dhe procedura të përshpejtuara për të garantuar qarkullim sa më të lehtë të të gjithë atyre që frekuentojnë pikë kalimet kufitare./Indeksonline/