20:34 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Nëse do të kaloni në Merdare apo tek Dheu i Bardhë, mësoni sa detyroheni të prisni

Sezoni veror njihet si më i ngarkuari sa i përket kolonave kufitare në Kosovë.

Mërgimtarët e shumtë të cilët zgjedhin ëq të vizitojnë Kosovën përgjatë verës detyrohen të presin për orë të tëra në hyrje kur arrijnë dhe në dalje kur nisen për të shkuar.

Pavarësisht deklarimet nga institucionet e vendit se ishin bërë lehtësira për t’u mundësuar mërgimtarët kalueshmëri më të shpejtë, vonesat kanë qenë aktive përsëri përgjatë këtyre muajve.

Edhe sonte në dalje të pikës kufitare në Merdare pritjet janë më të gjata se dy orë, pra deri në 160 minuta, transmeton Indeksonline.

Ndërsa më pak minuta pritje ka në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë, me vetëm deri në gjysmë ore.

Në këtë verë thuajse çdo ditë pritjet më të gjata kanë qenë në Merdare./Indeksonline/