09:52 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Afro pesë orë pritje në dalje të Merdares, ngjashëm edhe tek Dheu i Bardhë

Afro pesë orë janë pritjet në dalje të pikës kufitare të Merdares.

Mëngjesin e sotëm qytetarë të shumtë po detyrohen të presin për orë të tëra në dalje të kësaj pike kufitare që këtë verë ka qenë shumë e ngarkuar.

Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme pritjet janë 240 deri në 260 minuta apo 4 mijë deri në 4 mijë e 500 metra kolonë, shkruan Indeksonline.

Ndërsa tek Dheu i Bardhë dalja është më e shkurtër ku vonesat zgjasin deri në dy orë.

Duhet përkujtuar që përgjatë këtyre ditëve janë edhe shumë mërgimtarë të cilët largohen nga Kosova pas përfundimit të pushimit veror./Indeksonline/