17:50 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kolumbianët: Baca, do të ta bëjmë si Escobarit

Kolumbianët njihen si popull agresiv sidomos kur është në pyetje Kombëtarja ose shteti.

Në vitin 1994, Kolumbia u eliminua nga Brazili në Kupën e Botës për shkak të një autogoli të shënuar nga Andres Escobar.

Një ditë pas eliminimit, në rrugët e Medelinës u gjet i vrarë me 12 plumba fajtori i këtij eliminimi.

Një kërcënim i tillë i është bërë edhe Carlos Bacas dhe Mateus Uribe që humbën penalltitë në ndeshjen kundër Anglisë.

“Dije Carlos Bacca, biri i k***, askush nuk të dëshiron, mos u ktheni në këtë vend”. “Kjo ishte loja e fundit e Uribe, tashmë është i vdekur”, thuhet në mesazhet kërcënuese të kolumbianëve.

Kolumbia u eliminua nga Kupa e Botës pas ekzekutimit të penalltive kundër Anglisë. /IndeksOnline/