15:38 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Komandant Remi i bie pishman, e fshinë statusin në “Facebook”

Letëra prekëse e Petrit Dervishit  djalit të dëshmorit të UÇK-së Daut Dervishi nga fshati Kopiliq i Skënderajt  po vazhdon të bëj  jehonë në rrjetet sociale. I pa punë dhe pa mundësi që ta mbaj familjen, Petriti është detyruar të marr rrugën e vështirë të gurbetit, ai pak para nisjes ka shkuar të përshëndetet me babain e tij dëshmorë tek varri. Emocionet dhe përjetimet e tij djali i dëshmorit i shkroi në letër dhe e bëri publike në “Facebook” e ku preku zemrat e mijëra lexuesve të cilët e shprehën  përmes qindra komenteve dhe  shpërndarjeve.

E kjo letër si duket e preku edhe njërin nga komandantët UÇK-së Rrustem Mustafën i njohur si komandant Remi, ai dje  pasdite e shpërndau letrën e Petritit,ku nuk kishte lënë pa i kritikuar institucionet e shtetit për gjendjen e krijuar në vend. Por nuk kaluan shumë kohë  dhe statusi i komandant Remit në “Facebook” ishte vërshuar me qindra komente fyese dhe kritikuese nga komentuesit në rrjetet sociale të cilët e bënin përgjegjës pikërisht atë për gjendjen e krijuar në vend.

Rrustem Mustafa sot qysh me mëngjes është  detyruar ta fshijë fare postimin që kishte bërë për djalin e dëshmorit si pasojë e komenteve fyese dhe akuzuese që kishte marrë nga publiku. Në murin e tij në facebook tashmë nuk figuron letra e djalit të dëshmorit,si aktivitet i fundit gjenden disa fotografi ku ai bashkë me nipat dhe mbesat e tij luan në një fushë golfi.

Në deklarimin e fundit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupcionit,Rrustem Mustafa futet në radhën e politikanëve milionerë ai zyrtarisht ka të deklaruar mbi 5 milion euro pasuri./Indeksonline/