17:11 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kombëtarja e Kosovës arrin në Ishujt Faroe, befasohen në hyrje të hotelit

Kombëtarja e Kosovës ka arritur në Ishujt Faroe, saktësisht në qytetin Torshaun.

Pasi arritën, lojtarët u vendosën në hotelin “Foroyar”. Por në hyrje të hotelit kombëtarja u befasua, transmeton Indeksonline.

Kombëtarja u pritën nga një familje me fanella të Kosovës.

“Ku do që shkohet nëpër botë me thotë mendja se çdo cep të botës gjenden shqiptarë. Kështu ishte edhe sot kur në hyrje të hoteli një çift me fëmijët e veshur  me flamurin e Kosovës u dëshirojë mirëseardhje dhe ky kishte një sihariq i mirë. Ndërkaq, presidenti i FFK-së Agim Agim Ademi i falënderojë që kanë marrë mundin të vijnë këtu në mbështetje të Kombëtares sonë si dhe biri një fotografi me fëmijët” shkruan FFK në komunikatën e saj.

Në ora 17:30 trajneri i Kosovës, Bernard Chalandes do të ketë konferencë për shtyp, kurse në ora 18:00 lojtarët do të mbajnë  stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme./Indeksonline/