08:51 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kombëtarja e parë që e ka siguruar kualifikimin tutje në Ligën e Kombeve

Portgualia e ka siguruar vendin e parë në Grupin A3 dhe një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve pas barazimit me Italinë.

Skuadra vendase kishte rastet më të mira për shënim, megjithatë dështuan t’i konkretizonin rastet.

Kështu, ky barazim nënkupton se Portugalisë nuk mund t’i merret vendi i parë në grupin përkatës, transmeton IndeksOnline.

Në vendin e dytë, gjendet Italia, e cila i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet (4). Tutje, Portugalia e përfundon këtë kampanjë në shtëpi ndaj kundërshtarit të ”dëbuar”, Polonisë të martën.

Bernardo Silva of Portugal (left) challenges Marco Verratti of Italy

Përveç kualifikimit, Portugalia e ka fituar të drejtën e organizimit të ndeshjeve të Ligës së Komnbeve.

Por, zyrtarisht, kjo do të kuptohet nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në Dublin më 3 dhjetor./IndeksOnline/