10:13 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

“Kombëtarja është rrugës së lavdisë, aty ku ti e ëndërrove”

Sot janë bërë një vit nga vdekja e legjendës së futbollit dhe ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri.

Fytyra publike të të gjitha fushave po e kujtojnë figurën e Fadil Vokrrit, transmeton Indeksonline.

Zyrtari i FKK-së, Arianit Ahmeti ia ka kushtuar një shkrim ish-presidentit.

Në shkrimin e tij Ahmeti ka shkruar që projektet që Vokrri i ka ideuar tani janë bërë realitet dhe se kombëtarja është rrugës së lavdisë, aty ku e ka ëndërruar legjenda e futbollit.

“Një vit pa ty!”

“Ka qenë një vit mungese por edhe një vit krenarie për ty! Sukseset e punës tënde ne, pasardhësit e tu, i kthyem në krenari me të cilën gëzohet tani një komb i tërë.”

“Projektet qe i ideove tani janë realitet – gjashtë fusha të futbollit, Stadiumi Fadil Vokrri, zyrat e FFK-së, Kampi Nacional në fazën përfundimtare të fillimit të punimeve, tani ja shtuam edhe stadiumin e ri në Hajvali, një bashkëinvestim me Komunën e Prishtinës., etj.”

“Kombëtarja është rrugës së lavdisë aty ku ti e ëndërrove, e pamposhtur për një vit dhe e respektuar nga të gjithë. Na mungon që nuk te kemi prane per t’i shijuar së bashku këto suksese për të cilat shumë punove, por President, ti je me ne gjithmonë, prezencën tënde e ndjejmë të gjithë, kjo na jep forcë e cila kthehet në sukses.”

“I përjetshëm kujtimi për ty, President!”

“Arianit Ahmeti”