08:58 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Man City shkruan për debutimin e Aro Muriqit te Kosova

Arijanet Muriqi debutoi mbrëmë për Përfaqësuesen e Kosovës në ”Fadil Vokrri”.

Portieri i Manchester Cityt pasi mori lejën nga FIFA, startoi mbrëmë në portë nga minuta e parë.

Ish-reprezentuesi i Malit të Zi bëri një debutim ëndërrash për Kosovën, transmeton IndeksOnline.

Ai bëri disa pritje fantastike mbrëmë, ani pse nuk kishte shumë punë shkaku i paraqitjes impresive të Kosovës.

Dhe tani, klubi i tij, Manchester City, kampioni i Anglisë, e ka uruar atë për debutimin e djeshëm.

”Zinchenko, Muriqi, Ederson, Luiz, Jesus dhe Foden u paraqitën sonte, derisa Silva u pushua”, shkroi Man City në Twitter./IndeksOnline/