22:48 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nota e Arijanet Muriqit për paraqitjen e sontme kundër Fulhamit

Pep Guardiola vendosi ta pushojë brazilianin, Ederson për ndeshjen e sontme.

Kështu, në mungesë të Claudio Bravo, në portë për Man Cityn sonte startoi portieri kosovar, Arijanet Muriqi.

Muriqi u paraqitë për 90 minuta në fitoren e Man Cityt me rezultat, 2-0 ndaj Fulhamit, transmeton IndeksOnline.

Muriqi u vlerësua me notën 6.9 nga WhoScored për paraqitjen e sontme, ani pse nuk pati edhe aq shumë punë.

Muriqi së fundmi është pajisur me pasaportë kosovare, dhe pritet të ftohet nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e ardhshme.

Përndryshe, me këtë fitore, Man City kualifikohet në rrethin tjetër të Carabao Cup./IndeksOnline/