13:19 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Humoristi i njohur për Ermal Fejzullahun: Sefa moj sefa, ke ditur ku me ra

Në rrjetet sociale ai ka shumë video përmes të cilave i bën të qeshin ndjekësit e tij që janë të shumtë.

Miran Ramdani u bë i njohur pikërisht fal këtyre videove komike në të cilat krijon situata të ndryshme që kanë të bëjnë me realitetin.

Komediani tashmë ka krijuar miqësi edhe me emrat e njohur të skenës tonë publike, e njëri ndër ta duket se është edhe këngëtari i mirënjohur, Ermal Fejzullahu.

Ishte Mirani ai që ka ndarë fotografi përkrah këngëtarit të mirënjohur, teksa ka lënë edhe një mbishkrim interesant sipër imazhit.

“Sefa moj sefa, ke dit ku me ra”, ka shkruar Mirani sipër fotos duke etiketuar edhe Ermalin.

Ndryshe, Ermal ka nisur punën për këngë të reja që pritet me padurim nga adhuruesit e tij të shumtë./Indeksonline/