14:58 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Kompania gjermane modifikon modelet E-Class [Foto]

Kompania gjermane e modifikimeve Wheelsandmore ka nisur programin e tyre të modifikimit për gjeneratën aktuale të Mercedes E-Class, duke mbuluar modelin E400, E43 dhe modelin E63.

Kompania ka bërë më shumë se thjesht duke shtuar rrota me porosi për makinën tuaj, shkruan IndeksOnline.

Nëse është fuqia ajo që ju dëshironi dhe po drejtoni një E400, thjesht instaloni njësinë e kontrollit W-Tectronic dhe do të keni 410 PS dhe 595 çift rrotullues – në vend të 333 PS dhe 480 çift rrotullues.

Për E 43 AMG, numrat tregojnë një rritje për 39 PS dhe 90 çift rrotullues, për një total prej 440 PS dhe 610 çift rrotullues.

Nëse jeni me fat të posedoni modelin kryesor E 63 ose E 63 S, ju mund të zgjidhni midis dy opsioneve. Faza 1 ofron 650 PS ndërsa faza 2 shkon në 690 PS.

Sa i përket E 63 AMG S, sedani i zi shfaqet këtu me rrota 21′ , ndërsa E400 Coupe dhe E400 Convertible janë të veshura me rrota 21′ dhe 20′ . /IndeksOnline/