Kompany i del në përkrahje trajneres së re të Union Berlinit
Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany ka qenë së fundmi në konferencë për shtyp.
Para superduelit ndaj Real Madridit, ai foli rreth situatave të fundit në futboll.
Më tutje ai foli për momentin historik në Bundesliga, ku Union Berlini emëroi Marie-Louise Eta, e cila u bë trajnerja e parë femër në kampionatin gjerman.
“Jam shumë i lumtur për të. Është gjithmonë shumë e lehtë t’i shpërfillësh këto momente kyçe dhe të thuash se ajo është thjesht një trajnere si çdo tjetër. Por në fund të fundit, është diçka mjaft e veçantë. Hap mundësi për gratë më të reja që ndiejnë se edhe ato mund të bëhen trajnere. Hap dyer. I uroj gjithë të mirat”, u shpreh Kompany./IndeksOnline/

