18:22 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Komuna e Junikut me protestë popullore: Ta mbrojmë Erenikun!

Përmes një postimi të postuar në faqen zyrtare, Komuna e Junikut ka ftuar qytetarët e saj në një protestë popullore, kjo në mbrojtje sipas tyre të së drejtës ligjore dhe natyrore të Lumit Erenik.

Ky është postimi:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Junikut dhe më gjërë, Komuna e Junikut në bashkëpunim me Shoqërinë Civile, Organizatat e dala nga Lufta dhe Bizneset Lokale organizon Protestë Gjithëpopullore me datë 19.07.2019 (ditë e premte), në ora 10:00, në mbrojtje të Lumit Erenik dhe devijimin e rrjedhes natyrale të tij.

Protesta organizohet kundër vendimeve dhe veprimeve të paligjshme të Komunës së Gjakovës, KRU Gjakova dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifkimit Hapësinor, për marrjen e Lumit Erenik.
Nisja në mënyrë të organizuar bëhet nga qendra e Junikut, protesta do të mbahet në lokacionin ku po zhvillohen punimet.

Ftoheni të merrni pjesë në mënyrë masovike në mbrojtje të së drejtës ligjore dhe natyrore.​