22:29 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Komuna e Pejës me shpenzime të mëdha, mbi 144 mijë euro për trotuare dhe parkingje!

Komuna e Pejës ka vendosur të investojë për infrastrukturën rrugore.

Kështu, kontrata e radhës e kurorëzuar me sh.p.k “MONDI”, është bërë për ndërtimin e trotuareve para objektit të komunës dhe ndërtimi i parkingut te varrezat e gjata në Pejë.

Sipas kontratës çmimi i punëve duhet të jetë 144 mijë e 725 euro, transmeton Indeksonline.

Komuna e cila drejtohet nga Gazmend Muhaxheri, brenda një periudhe kohe të caktuar pritet të ketë trotuare dhe parkingje më të përshtatshme.

Kontrata precizon se ky project është planifikuar që të realizohet gjatë vitit 2018-2019, sipas planifikimeve buxhetore për realizimin e këtij projekti për vitin 2018 janë planifikuar mjete në vlerë 50.000.00 mijë euro, kurse për momentin mjete të zotuar janë vetëm 10.000.00 euro, ndërsa pjesën e mbetur komuna e financon gjatë vitit 2019, nga kodi për investime kapitale./Indeksonline/