12:37 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Komuna e Podujevës njofton se do të mbyllet një segment i rrugës kryesore

Komuna e Podujevës ka njoftuar se do të mbyllet për qarkullim njëri segment i rrugës “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke filluar nga data 22 Nëntor deri më 15 Dhjetor.

Sipas këtij njoftimi, do të fillojnë punimet në realizimin projektit “Ndërtimi i Bulevardit dhe Sheshit të Dëshmorëve në qytet” (ndërtimi i kanalizimit fekal dhe atmosferik).

“Me qëllim të kryerjes së punimeve të kësaj faze sipas dinamikës së paraparë, Komuna ka marrë vendim që në periudhën kohore nga data 22.11.2018 deri më 15.12.2018 të mbyllet përkohësisht për qarkullim të automjeteve një pjesë e Rrugës “Zahir Pajaziti” (segmenti nga udhëkryqi i Rrugës “Zahir Pajaziti” me Rrugën “Bajram Krasniqi” deri në udhëkryqin Rrugës “Zahir Pajaziti” me Rrugën “19 Qershori)” thuhet në njoftim./Indeksonline/