16:25 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës vlerësohet si komuna më transparente në Kosovë

Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpuinm me projektin e USAID “Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse”,  ka  bërë matjen e transparencës në të gjitha komunat e Kosovës.  

Instituti ka vlerësuar  komunat përmes 43 indikatorëve të bazuar të metodologjinë standarde të dizajnua nga Transparency International, e cila ndahet në gjatë shtylla kryesore; prokurimi publik, transparenca buxhetore, qasja në dokumente publike, informimi dhe pjesëmarrja e publikut, grantet dhe financimi, etika profesionale dhe konflikti i interesit.

Komuna e drejtuar nga Shpend Ahmeti i PSD-së, është e vetmja që ka treguar transparencë maksimale në të gjithë indikatorët, duke marrë 100 nga 100 pikët e përgjithshme.

Në Prokurim publik, Komuna e Prishtinës ka marrë 30 nga 30 pikë, me ç’rast KDI vlerëson vendimin e Komunës për publikimin e Kontratave Publike, “Deklarimin e Pasurisë” të kryesisë dhe anëtarëve të asamblesë, etj.

Edhe në Transparencën Buxhetore është vlerësuar me 25 nga 25 pikët, duke u potencuar se Komuna e Prishtinës është komuna më e mirë në këtë fushë.

Transparenca në shtyllën e tretë “Qasja në dokumente publike”, është gjithashtu në nivelin maksimal.

Informimi dhe pjesëmarrja e publikut (15 nga 15 pikë)

Gratet dhe financimi (10 nga 10 pikë)

Etika profesionale dhe konfliki i interesit ( 10 nga 10 pikë).

“Menagjimi i financave publike, duke përfshirë këtu edhe prokurimin publik, ekzekutimin e buxhetit dhe mekanizmat për ta luftuar korrupsionin mbeten shqetësimet kryesore jo vetëm për komunitetin ndërkombëtar por edhe për qytetarët e Kosovës”, ka vlerësuar KDI.