22:30 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Komuna e Vitisë ia bën pushim institucioneve të hënën (Dokument)

Komuna e Vitisë ka sqaruar vendimin që ka marrë për të pushuar të hënën (7 maj), për hir te ditës se dëshmorëve, e cila si në shumë komuna të tjera është shënuar sot (5 maj).

Sipas kabinetit të kryetarit Sokol Haliti,  kjo është bërë duke u bazuar në Ligjin mbi Festat e Republikës së Kosovës, por edhe mbi statutin e Komunës.

Komuna përmes një reagimi ka treguar konkretisht se vendimi është marrë në bazë të nenit të 6-të.

KosovaPress ka raportuar për këtë rast pasi ka siguruar një kopje të njoftimit për pushim, të nënshkruar nga udhëheqësi i personelit në këtë komunë, Hysen Ymeri.

Temat: