15:06 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Komuna merr vendim që të ndryshohet qendra e Suharekës

Komuna e Suharekës ka marrë vendim që të ndryshohet qendra e qytetit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Bali Muharremaj.

“Qendra e Qytetit do të merr pamje tjetër.
Angazhimi do të jet serioz që Qyteti i Suharekës të ketë zhvillim me përmasa moderne.

Për gjithçka do të njoftoheni me kohë, që zhvillimi i projekteve të ec sipas dinamikës së caktuar” shkruan Muharremaj në njoftim.