09:35 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Konferenca e 9-të “FSK dhe Partnerët”, të pranishëm personalitete të njohura të vendit dhe të huaj

Është bërë hapja e punimeve të seancës së parë të Konferencës së 9-të ‘FSK dhe Partnerët’ e organizuar nga Ministria  për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Punimet e kësaj konference kanë filluar në ora 09:00 dhe janë duke vazhduar, transmeton Indeksonline.

Të pranishëm në këtë konferencë janë: kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha , Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama , Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Salvatoi Cuoci e shumë përfaqësues të tjerë.

Ky aktivitet ka për qëllim që të mbledhë të gjithë akterët mbështetës të Forcës së Sigurisë së Kosovës me qëllim të koordinimit të mbështetjes së ofruar nga vendet partnere me të cilat MFSK ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi./Indeksonline/